“Je bërë si Megi Pojani”, ndryshimi drastik i Violës zhgënjen rrjetin (FOTO)


Viola Gjoleka u bë e njohur gjerësisht për publikun në “Hostel By Anabel” e më pas si aktore në “Love Likes Tirana”.

Viola spikati me ëmbëlsinë e saj, sinqeritetin, naivitetin dhe mbi të gjitha zërin e hollë dhe karakteristik që tërhiqte vëmendje.

Por nëse bën një xhiro në Instagramin e bukuroshes do të haseni me një tjetër Viola, një Viola të fryrë dhe komente të pafundme të tipit:

“Je bërë si Megi Pojani”, kjo e fundit ështëkolegia e saj në fillimet e daljeve televizive.

“Ishe shumë e bukur më parë”, komentojnë shumë ndjekës të tjerë të zhgënyer nga ndërhyrjet disi të panevojshme të Violes.

Viola ishte një vajzë shumë e bukur dhe vazhdon të jetë, por tashmë me disa gjilpëra më shumë.

Kujtojmë se Viola nuk është larguar nga bota e televizonit dhe momentalisht është e angazhuar në “Proçesin sportiv”./albeu.com/

Leave a Reply