“Je babi më i mirë”, Gaz Paja përlotet nga letra e të birit (FOTO)


Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Dua të të bëj të lumtur” ka qenë i ftuar aktori mjaft i dashur i humorit, Gaz Paja.

Ai ishte i ftuar si surprizë për historinë e Blerimit i cili falenderoi mikun e ngushtë që dhuroi gjak për t’i shpëtuar të ëmën dhe për t’i shfaqur dashurinë dhe respektin babait në këtë moment kaq të vështirë për të.

Gazi tepër i prekur nga gjithë kjo histori, i’u bashkua mesazhit të Blerimit që të dhurojmë gj ak për të shpëtuar jetë.

Për aktorin Paja, moderatorja e programit, Arbana Osmani kishte rezervuar një surprizë të veçantë për të, një letër të ndjerë më fjalë zemre nga djali i tij i vogël. “Faleminderit që më ke shpëtuar jetën dhe që ke qenë gjithmonë pranë meje. Ti je babai më i mirë!”,- ishin disa nga fjalët e shkëputura nga letra e djalit të aktorit.

Leave a Reply