Jasmina i shtang të gjithë në emision, ngrihet dhe puth Andin në buzë: S’doja që Shën Valentinin ta kaloja vetëm


Mbrëmjen e sotme po zhvillohet puntata e radhës e Përputhen Prime, e cila ka sjellë jo pak surpriza. Ka qenë pikërisht Jasmina, e cila habiti gjatë debatit me Mevlanin. Ajo u ngrit dhe fillimisht iu drejtua Andi, të cilit i dha një puthje në buzë. Kjo gjë shkaktoi habi tek të gjithë konkurrentët, mes tyre edhe tek vetë Andi, i cili tha se mbeti pa fjalë dhe se nuk e priste. Kur u pyet për këtë gjest, Jasmina tha se e bëri, pasi në një mënyrë apo në një tjetër, nuk donte që këtë Shën Valentin ta kolonte vetëm, si dhe këtë puthje nuk kishte patur guxim ta jepte kur ishte në takim.

Jasmina tha:

Duke qenë që është Shën Valentini, do të doja që në një mënyrë apo në një tjetër, mos ta kaloj vetëm dhe është një gjë që ngeli mangut nga takimi. Nuk pata guxim ta bëja në takim.

Leave a Reply