ltaIia vendoѕ karantinë 5-ditore рër udhëtarët nga vendet e BE, ја çfarë раraѕhikon vendimi


Qeveria italiane ka vendosur një karantinë 5-ditore për udhëtarët nga vendet e Bashkimit Evropian.

Mediat italiane raportojnë se ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza do të firmosë sot urdhrin e ri që vendos masa të reja kufi zuese për shmangien e kontakteve të ko rona vir usit.

Urdhri parashikon se: “Për mbërritjet nga vendet e BE-së, duhet një tampon hyrës, një karantinë 5-ditore dhe një tjetër tampon pas 5 ditëve”.

Ndërkohë që shifrat e infektimeve në Itali janë të larta, kryeministri Mario Draghi, duke iu referuar vendimit deklaroi se: “Të gjithë duhet të heqim dorë nga diçka“.

Masa u vendos pas rritjes së rezervimeve të fluturimeve në Itali. Autoritetet vendase i frikës ohen përsëritjes së asaj çka ndodhi verën e shkuar, ku mijëra njerëz u dyndën drejt Italisë duke rritur ndjeshëm shifrat e infe ksioneve.

Ndërkaq në Itali vazhdon fushata e vaksinimit, sikundër edhe në vende të tjera të Bashkimit Evropiane. Më parë Italia e kishte në fuqi karantinën vetëm për vendet të cilat nuk ishin pjesë e bllokut. Vendimi ka hapur debat lidhur me kuf izimet që sjell në turizëm, ndërkohë që na ndajnë disa muaj nga sezoni veror.

Leave a Reply