‘Ishit si dy shoqe në takim’, Aristela dhe Blerimi kapen keq me Antonelën


Sot në “Përputhen” u transmetua takimi i parë mes Aristelës dhe Blerimit. Ky takim nuk u prit aspak mirë nga Antonela. Ajo e cilësoi Blerimin si një person mashtrues dhe shumë fallco. Konkurrentja tha se nuk e ka ftuar në takim sepse ka pritur momentin kur ai do të tregonte veten.

Më tej, Antonela shtoi se Blerimi dhe Aristela ishin si dy shoqe në takim.
Antonela: Kjo i bie që janë tallur me ne të dy.
Aristela: Po jo moj.
Antonela: Po prit moj mos kërce si pula.
Aristela: Jo, nuk kërcej unë.

Antonela: Ty Blerim kurrë nuk të kam besuar se e tregove veten, je mashtrues dhe me qëllim nuk të zgjodha në takim se e dija që do shoh ndonjë falsitet tëndin. Tha vetëm në takim që kam dashur të dal në takim me ty dhe kam pritur e prandaj kam dalë me tjetrën. Ishit si dy shoqe në takim.

Aristela: Hera parë dhe e fundit që më thua mua kërcen si pulë. Si pula ke kërcyer vetëm ti. Je ti që ke ftuar nga jashtë një djalë të futet në emision dhe i thua këtij je fallco. Je ti fallco, nuk është ai fallco

Moderatorja Bora Zemani kërkoi që Blerimi dhe Antonela të bënin një takim 4 minutësh me njëri-tjetrin në studio, por asnjëri nuk pranoi.

Antonela: Nuk pranoj të sqaroj asgjë me të. Kurrë. Blerimi: Kush je ti të bësh 4 minuta takim me mua? Ti nuk po pranoke. Kush je ti moj? Kush je ti? Se ta kërkova unë takimin ty. Rri aty.

Antonela: As unë s’ta kërkova. Blerimi: Se thotë s’pranoj a thu se unë ja kërkova.

Leave a Reply