




Ditën e djeshme në rrjet qarkulloi një foto ku aludohej se ishin mesazhet e Ledjanës me partnerin e saj jashtë emisionit. Ky i fundit i kërkonte të linte “Përputhen” dhe ta ndihmonte të dilte nga bμrgμ. Ndërkohë, në mesazhe Ledjana i përgjigjej se po bënte thjesht lojë në emision dhe nuk i pëlqente vërtetë Mevlani.




Këtë të enjte në rrjet ka qarkulluar një foto tjetër, të cilën vetë Ledjana e ka publikuar më pas në Instastory. Sipas bisedës në foto, i dashuri i saj quhet Xhon.




“Sapo zbulova që ishi im quhet Xhoni. Meqenëse për zgjedhjen e burrit nuk më pyetët, të paktën të më kishit pyetur për emrin”, ka shkruar ajo. Ledjana e ka mohuar të ketë një lidhje jashtë emisionit.