I martuar me Monikën, por Lorik Cana prezanton ish-in dhe flet plot mall për të


Ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana ka habitur ndjekësit me një status referuar ish-it. Ai ka shkruar se e ka parë për herë të parë pas 10 vitesh dhe se menjëherë i janë rikthyer kujtimet dhe pasioni.

“Dua të ndaj diçka speciale me ju sot. Pashë ish-in tim pas më shumë se 10 vitesh. E di se është e vështirë për t’u thënë, ndoshta as nuk duhet ta them, por shumë kujtime të bukura dhe pasioni m’u rikthyen. Ajo është akoma shumë tërheqëse dhe një bukuroshe e vërtetë. Madje ka akoma një tatuazh me emrin tim. Shpresoj të të shoh një ditë. Më mungon”, ka shkruar ai.

Më pas, teksa të gjithë me siguri po i qanin hallin bashkëshortes së tij Monikës, Loriku ka prezantuar “ishin” dhe gjejeni çfarë? Ai ka publikuar një video të makinës së tij të vjetër, duke treguar se e kishte fjalën për të.

Leave a Reply