




Nëse ju përmendim Ledjanën e “Për’puthen”, me siguri ju vjen në mendje zëri i Mevlanit teksa i këndon këngën e famshme për të, “Ledi-anaa, e bukur sikur zanaa…”.
Prej disa kohësh, konkurrentja e “Për’puthen” po akuz ohet nga persona jashtë emisionit si dhe nga konkurrentët brenda, që ka të dashur jashtë emisionit.




Madje, thuhet se i dashur i Ledjanës ndodhet jashtë vendit dhe është i burgosur.
“Kryefjala” publikoi gjatë ditës së djeshme disa mesazhe të cilat thuhej se ishin të Ledjanës dhe partnerit të saj jashtë emisionit, teksa ky i fundit i kërkonte të linte “Përputhen” dhe ta ndihmonte të dilte nga burgu. Ndërkohë, në mesazhe Ledjana i përgjigjej se po bënte thjesht lojë në emision dhe nuk i pëlqente vërtetë Mevlani.




Këtë lajm e ripostoi opinionisti Olti Curri në InstaStory-n e tij, duke shkruar:
“Ledjana, vajza e parë që shfaq ndjeshmëri aty, me lekët e Giveaway do nxjerrë të dashurin nga bu_rgu. Unë do marr pjesë tek loja e saj.”
Story-n e Oltit e ripostoi edhe konkurrentja, e cila megjithëse është prekur më herët për ak_uzat, duket se tashmë e ka marrë me sportivitet situatën.




“Merrni pjesë të gjithë se është tepër e rëndësishme”- shkruan ajo.