Hoxha revoltohet me “Përputhen” dhe It’s My Love: A kjo do të jetë gjenerata pasardhëse e Adem Jasharit e Zahir Pajazitit


Edhe një hoxhë është marrë me fenomenin e ditëve të sotme, emisionin “Përputhen” dhe Its My Love.

Hoxha, Omer Bajrami ka thënë se këto janë emisione t urpëruese dhe d egjeneruese për rininë tonë.

Sipas hoxhës Bajrami kështu nuk duhet të jetë gjenerata pasardhëse e Adem Jasharit, Zahir Pajazitit dhe burrave e t rimave tjerë që ka pasur ky popull.

Postimi i plotë:

Turpi i kohës!

Është e tmerrshme të shikosh në emisionet televizive, të rinjë dhe të reja të këtij populli, të cilët dalin në skenë para të gjithëve, për t’u njohur, takuar, e në fund kinse “martuar”.

A thua këta njerëz kanë familje, babë e nënë, vëlla e motër, fqinjë e shoqëri, nga të cilët së paku duhet të turpërohen?!

Si është e mundur që të lejohet në mesin e këtij populli, i cili ka pasur burra, nderë dhe xhelozi, një mashkull të takohet e të luaj me femra të ndryshme dhe atë në formë publike para syve të të gjithëve? Si është e mundur të tolerohet që një vajzë e këtij populli, të kërkojë fatin e saj në emisionet televizive, në mesin e meshkujve të ndryshëm, duke e zgjedhur atë si produkt në tezgë pazari?

Ky popull ka pasur nderë, martesë dhe familje të shëndoshë. Njerëzit janë martuar dhe martohen ende pa nevojë, të “it’s my love” e as “përputhen”. Ai ose ajo që nuk mund të gjejë fatin e jetës përveçse duke dalur dhe kërkuar atë në publik, ai është në nivelin më të ulët.

Megjithëse, qëllimi i gjithë kësaj nuk është martesa, por është degjenerimi, përfitimet materiale dhe arritja e famës.

Njerëzit të cilët thyejnë akullin e të keqes në një shoqëri, e kanë përgjegjësinë dhe mëkatin e të gjithë atyre që e vazhdojnë atë pas tyre, pa iu pakësuar atyre fare. Mjerë ai që e thyen këtë akull!

Çka duam të mbjellim në shoqëri me këto skena degjeneruese për rininë tonë? A kjo do të jetë gjenerata pasardhëse e Adem Jasharit, Zahir Pajazitit dhe burrave e trimave tjerë që ka pasur ky popull?

Zot na ruajt nga dënimi Yt!

Hoxhë Omer Bajrami

Leave a Reply