Horoskopi Ditor për Ditën e Shtunë 1 Maj 2021

Dashi
Duke filluar nga 9 maji Venusi do të jetë në shenjën tuaj, me pak fjalë, mund të ketë shumë takime pozitive këtë muaj. Në punë përpiquni të shmangni polemikat, mund të merrni përgjigje nëse keni bërë kërkesa në të kaluarën.

Demi
Venusi dhe Mërkuri janë në shenjë: është një moment delikat për dashurinë. Në punë do të merrni një surprizë të bukur, mbase edhe një konfirmim.

Binjakët
Venusi do të jetë në shenjën tuaj nga 10 maji: dashuria favorizohet. Në punë, e rëndësishme është të flasësh vetëm nëse është e nevojshme, të mos grumbullosh gjithçka.

Gaforrja
Ky muaj do të jetë shumë i rëndësishëm për dashurinë: Jupiteri hyn në shenjën tuaj. Në punë deri në fund të muajit do të lidhni një marrëveshje të rëndësishme.

Luani
Ditët e para të majit nuk i ndihmojnë dashurisë. Ndoshta ju jeni shumë të lodhur ose ndoshta të zemëruar. Në punë do të jetë e mundur të merrni lajme të mira, por nuk ndiheni të vlerësuar sa duhet.

Virgjëresha
Çfarëdo që keni për të thënë ose bërë, përpiquni ta trajtoni me qetësi, maji është një muaj që do të bëjë që edhe çiftet më të forta të grinden. Në punë nuk do donit të ndryshonit por me ju asgjë nuk është e sigurt.

Peshorja
Me Venusin e favorshëm, dashuria do të jetë shumë interesante. Në punë do të jeni në gjendje të përballeni me diskutime në lidhje me të ardhmen.

Akrepi
Marsi do të jetë aktiv por ka ende disa kontraste në dashuri. Në punë, nëse duhet të merreni me çështje financiare ose ligjore, rekomandohet kujdes.

Shigjetari
Disa dyshime mund të lindin: nga e diela Venusi nuk do të jetë në anën tuaj. Në punë nuk dini të pranoni një propozim por besoj se këto ditë do të kuptoni që duhet t’i bëni gjërat me qetësi.

Bricjapi
Venusi është i favorshëm: historitë e lindura në javët e fundit janë të rëndësishme. Në punë do përballeni me çështje financiare që ju shqetësojnë prej muajsh.

Ujori
Duket se Venusi dhe Marsi janë përballë: kjo mund të krijojë probleme në çifte. Në punë, projekte të rëndësishme do ju shqetësojnë pak, por do të jetë mirë.

Peshqit
Këtë muaj maj rekomandohet një pauzë për reflektimin e ndjenjave. Në punë duket se bëni shumë dhe keni arritur shumë pak: a do të kushtëzoheni nga problemet familjare?/noa.al

Leave a Reply