Hetem Ramadani: Ushqimi është inteligjencë e koduar në molekula që na bën më të mençur


I ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan ka qenë Hetem Ramadani një sipërmarrës i suksesshëm që ka bërë kapërcime të mëdha në jetë, ai ka mund të vetëshërohet duke përjashtuar çdo lloj mjeti të mjekësisë konvencionale. Gjatë emisionit ai ka treguar se si ndikon ushqimi në trupin dhe shëndetin tonë.

Rudina Magjistari: Fakti që e keni kaluar Co vidin kështu, a mund të bëjmë ndonjë lidhje apo është thjesht rastësore?

Hetem Ramadani: Unë mendoj që ka shumë lidhje të ushqyerit. Nëse ushqehemi mirë, atëherë ne bëjmë edhe ndërrimin e shprehive të gjeneve ose aktivizojmë ato gjene që na mbrojnë, nuk janë të fjetura. Prandaj ushqimi nuk është vetëm kalori që na shërben për punë të ndryshme mendore e fizike, por mendoj që ushqimi ka të bëjë edhe me emocionet tona, me ndjenjat, domethënë, ushqimi nuk është vetëm kalori, por është inteligjencë e koduar në ato molekulat e ushqimit që mund të na bëjnë edhe më të mençur nëse ne marrim ushqim inteligjent.

Në esencë ushqimi nga molekulat dhe përbërësit që ka, ka inteligjencë përbrenda. Është një energji që ka marrë nga dielli, nga toka ka marrë shumë minerale, vitamina dhe këto i marrin në trupin tonë. Nëse i marrim, trupi di t’i shfrytëzojë në mënyrën më të mirë me mekanizmat e ndryshëm për të krijuar atë çfarë na duhet ne. /tvklan.al

Leave a Reply