




Parukierët në gjithë Gjermaninë u rihapën për biznes të hënën, pas një mbyllje prej dy muaj e gjysmë, një hap tjetër i kujdesshëm, ndërsa vendi ekuilibron dëshirën për të liruar kufizimet me shqetësimin në lidhje me ndikimin e varianteve më ngjitëse të ko ronav irusit.
AP raporton se lëvizja erdhi pasi shumë nxënës të shkollës fillore u kthyen në shkollë një javë më parë, pas një vendimi në 10 shkurt nga kancelarja Angela Merkel dhe 16 guvernatorët e shteteve të vendit. Ata do të bisedojnë përsëri të mërkurën për të vendosur se si të veprojnë me pjesën tjetër të kufizimeve të ko ronav irusit të Gjermanisë, të cilat aktu alisht zgjasin deri më 7 mars.




Disa shtete lejuan gjithashtu biznese të tilla, si luleshite dhe dyqane pajisjesh të hapeshin të hënën. Shumica e dyqaneve janë mbyllur në gjithë vendin që nga 16 dhjetori. Restorantet, baret, objektet sportive dhe të kohës së lirë janë mbyllur që nga 2 nëntori dhe hotelet lejohen vetëm për të akomoduar udhëtarët e biznesit.
“Kjo javë do të përcaktojë kursin për muajt e ardhshëm”, tha guvernatori bavarez, Markus Soeder. Ai e quajti situatën e vir usit “të paqëndrueshme”.




“Realisht është vërtet e rëndësishme që ne të marrim vendime të zgjuara këtë javë”, tha ai. “Vendime të zgjuara do të thotë që gjendja shpirtërore duhet të merret parasysh – ne duhet të gjejmë ekuilibrin e duhur midis kujdesit dhe hapjes, dhe absolutisht nuk duhet të hu mbasim nervat … dhe thjesht të përmbushim të gjitha dëshirat”.