




Çdo ditë që kalon shtohet numri i shqiptarëve që zgjedhin të largohen nga Shqipëria me gomone për Angli. Rruga është tejet e vështirë por edhe e shtrenjtë. Kryesisht ata që e ndërmarrin përsipër rrezikun janë burrat.
Një burrë ka kërkuar ndihmë duke rrëfyer hallin e tij. Ai shprehet se gruaja dhe fëmijët e tij janë nisur me gomone për Angli dhe nuk përgjigjen prej 7 orësh.
Ai thotë se kanë mbetur në det të hapur ndërkohë që autoritetet franceze nuk përgjigjen, meraku i tij është shumë i madh pasi nuk dihet fati i tyre.





“Janë nisur femijet dhe nusja me gomone per ne angli dhe autoritetet franceze nuk pergjigjen. Ju lutem beni thirrje se kane 7 ore ne mes te detit. Janë femije, ju lutem postojeni. Beni dicka. Nuk pergjigjen askush per ti ndihmuar”, shkruan personi anonim.
Kohët e fundit shumë shqiptarë kanë shkuar në Angli me këtë mënyrë, ku shuma që paguhet është 6000-8000 euro për person dhe udhëtimi zgjat në rastin më të mirë 5-6 orë.
Sigurisht që është një mënyrë e rrezìkshme dhe personat që e marrin këtë rrugë e dijnë cfarë i pret, por dëshira për një jetë më të mirë i bën të gjitha.