Grida Duma tregon nëse djali i ka prezantuar ndonjë të dashur: Unë kënaqem kur…


Politikania e njohur dhe mjaft simpatike Grida Duma është bërë pjesë e emisionit “Rudina” në Tv Klan, ku realizoi një intervistë ndryshe këtë herë. Ajo i është përgjigjur disa pyetjeve të qytetarëve që gazetarët kanë siguruar në qytetin e Tiranës. Një ndër pyetjet ka qenë nëse djali i saj i ka prezantuar ndonjë të dashur. Grida thotë se kjo gjë nuk ka ndodhur dhe shpreson të mos ndodhë sepse i pëlqen që të ketë një marrëdhënie tradicionale me të.

Përsa i përket vak sinimit, Duma shprehet shumë optimiste dhe do ishte shumë e gatshme ta bënte.

Qytetarja: Zonja Grida do ta bëni vaksinën kur të vijë?

Grida Duma: Absolutisht po dhe është një mesazh për të gjithë, le t’i lëmë mënjanë këto merake me shumë sofistikime, vak sinat duhen, është detyrim sidomos i joni që jemi me shumë njerëz, duhet dhe janë detyrim i joni i pari dhe pastaj i kujtdo.

Rudina Magjistari: Edhe rusen edhe kinezen?

Grida Duma: Nuk kam asnjë ndryshim dyshues me jetën. Duhet bërë ajo që duhet bërë, le të themi që marrim shumë ilamarrim shumë ilaçe të pakontrolluara ndonjëherë për t;u shqetësuar kaq shumë për një vaksinë.

Qytetari: Të ka prezantuar djali me ndonjë të dashur?

Rudina Magjistari: Sa vjeç është bërë djali?

Grida Duma: Po shkon 16.

Rudina Magjistari: Kështu që duhet të ketë ndodhur apo jo?

Grida Duma: Unë i them që unë e di që t’i s’po më thua gjë. Por edhe kënaqem shumë që nuk po më thotë gjë, kështu që s’kam asnjë paragjykim, por pëlqimi im është që ai nuk hyn tek ata çuna që nuk kanë qejf të flasin me mamat për kështu gjërash, më mirë të flasë me shokët dhe shoqet sesa me mua. Më pëlqejnë këto distancat tradicionale. /tvklan.al

Leave a Reply