Greta Koçi kërkon ndihmën e fansave: Si thoni, duhet ta ndryshoj apo jo?(Foto)


Greta Koçi nuk ka eksperimentuar shumë me look-un e saj, ndonëse është një këngëtare që ka qenë prezente në skenë ndër vite.

Edhe pse ka shumë vite në skenë, Greta Koçi ka vendosur që të mos eksperimentojë shumë me look-un e saj. Por duket se tani ka ardhur koha që të bëjë ndonjë transformim dhe ka kërkuar ndihmën e fansave të shumtë.

Këngëtarja e njohur ka bërë një postim në “Instastory”, ku u drejtohet ndjekësve me pyetjen: “Si thoni ju, duhet ta ndryshoj ngjyrën e flokëve apo jo?”. Duket se fansat janë dakord për ndryshim, pasi kanë thënë po. Por kjo është në diferencë të vogël me ata që kanë thënë “jo”.

Ndërkohë kujtojmë se Greta është kujdesur së fundmi edhe për fizikun e saj. Madje muajin e kaluar ajo tregoi edhe sekretin e formave të saj perfekte. Koçi u shpreh se ka ngrënë nga pak dhe gjëra të shëndetshme dhe të nevojshme

Leave a Reply