Greqia nuk gjen qetësi, tjetër lëkundje tërmeti


Greqia duket se nuk po gjen qetësi nga lëkundjet e tokës gjatë ditëve të fundit. Një tërmet me magnitudë 3.8 u regjistrua sot në Lemnos.

Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti u regjistrua në orën 13:42, rreth 36 kilometra në verilindje të zonës. Thellësia e tërmetit ishte 10 km, duke e bërë mjaft të ndjeshëm.

Disa ditë më parë një tërmet me madhësi 6 të shkallës Rihter goditi zonën e Larisas, ndërsa u shoqërua me lëkundje të njëpasnjëshme

Leave a Reply