




Një tjetër tërmet ka goditur këtë të hënë Greqinë.
Mediat greke shkruajnë se lëkundjet ndodhën në jugperëndim të qytetit Elassona.




Sipas të dhënave të Institutit Gjeodinamik, tërmeti ishte me magnitutë 4.4 të shkallës rihter, ndërsa thellësia e saj ishte vetëm 6 km nga sipërfaqja e tokës.
Sipas mediave, lëkundjet janë ndjerë në disa qytete si Elassona, Larissa, Kozani dhe Trikala.




Nga të dhënat paraprake, nuk ka raportime për dëme material apo të lënduar.