Greqia e vazhdoi deri më 5 prill ndalesën për hyrjen e shtetasve të vendeve të treta


Vendimet për ndalesën e hyrjes në Greqi për shtetasit e vendeve të treta dhe për kufizimin e kufijve tokësorë me Maqedoninë e Veriut, Turqinë dhe Shqipërinë, Qeveria greke i vazhdoi për edhe dy javë, gjegjësisht deri më 5 prill 2021, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Në pajtim me vendimin ministror për “vendosjen e masave për kufizim të përkohshëm të lidhjeve tokësore, ajrore dhe detare të vendit, për hyrjen në vend të shtetasve të vendeve të treta, përveç prej shteteve të Bashkimit Evropian dhe Zonës së Shengenit” të kufizohet përhapja e koronavirusit që mbrëmë u publikua në Gazetën zyrtare të Greqisë, janë propozuar edhe restriksione shtesë për hyrje në vend përmes vendkalimeve kufitare Evzoni me Maqedoninë e Veriut dhe Kakavia me Shqipërinë, si edhe karantina e obligueshme.

Vendkalimet kufitare Evzoni (Bogorodicë) dhe Kakavia punojnë prej orës 7 deri në orën 19, sipas kohës lokale, ndërsa në ditë në Greqi lejohet të hyjnë më së shumti 400 persona, ndërsa është e obligueshme karantina 14 ditore.

Në këto vendkalime kufitare, të gjithëve, në mënyrë të obligueshme u bëhet test i shpejtë përfshirë edhe drejtuesit e kamionëve, ndërsa nëse rezultati është pozitiv nuk do të lejohet hyrja.

Masat e reja më të rrepta, gjegjësisht testet e shpejta gjatë hyrjes dhe orari i punës në vendkalimet kufitare vlejnë edhe për transportuesit, diçka që ishte arsye të reagojnë kamionistët nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut, të cilët në fillim të muajit mbajtën protestë në Evzoni (Bogorodicë).

Për shtetasit e huaj për të cilët nuk ekziston ndalesë, lejohet hyrja vetëm përmes Bullgarisë, gjegjësisht përmes vendkalimit kufitar Promahonas, i cili punon prej orës 7 deri në orën 23 sipas kohës lokale vetëm me test molekular negativ për K0vid i bërë 72 orë para arritjes, por edhe nëse marrin rezultat negativ prej testit të shpejtë të bërë në hyrje të Greqisë.

Ndalesa për hyrje në vend nuk vlen për shtetasit grekë, për persona të cilët kanë leje për qëndrim dhe persona të cilët jetojnë në Greqi, për hyrjen e personave me arsye të domosdoshme profesionale apo mjekësore për të cilët kanë edhe dokumente të nevojshme për kamionë transportues, si edhe për transitimin e automjeteve spitalore të cilët nga Kosova përmes Maqedonisë së Veriut hyjnë në Greqi për hospitalizimin e pacientëve të cilët i takojnë personelit diplomatik, ushtarak apo administrativ të vendeve anëtare të BE-së dhe EULEX-it në Kosovë.

Leave a Reply