Gratë kanë nevojë për më shumë gjumë për këtë arsye


Studiuesit në Universitetin Loughborough në Mbretërinë e Bashkuar zbuluan se sa më shumë që përdorni trurin tuaj gjatë ditës, aq më shumë i duhet të pushojë ndërsa fle, shkruan Bright Side, transmeton Insajderi.

Rezultatet tregojnë se truri i femrës punon në mënyra më komplekse, pasi gratë priren të bëjnë shumë detyra.

“Truri i grave është më kompleks sesa i burrave, kështu që nevoja e tyre për gjumë është pak më e madhe”, tha profesor Jim Horne, autori i studimit.

Një i rrituri mesatar ka nevojë për 6-8 orë gjumë për t’u rikuperuar nga lodhja dhe rraskapitja nga aktivitetet e kryera gjatë gjithë ditës. Gratë kanë nevojë për vetëm 20 minuta më shumë gjumë sesa burrat për të lejuar që truri të riparohet dhe të zgjohet i pushuar.

U zbulua gjithashtu se pak pushim ka efekte më të këqija në shëndetin e grave sesa burrat, për shembull, problemet kardiovaskulare dhe diabetin, depresionin, stresin ose ankthin.

Leave a Reply