Graniti e paska seriozisht! Motra e tij ka një mesazh publik për Fifin

Moderatorja e sportit dhe njëkohësisht motra e Granit Canës, Genta ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Ftesë në Pesë”. Gjatë intervistës me Bieta Sulon, ajo foli rreth afrimitetit që ka lindur mes Granitit dhe Fifit.

Moderatorja u shpreh se ka vënë re që Graniti ka filluar të ndjejë për Fifin. Ajo shtoi se këngëtarja është e mirëpritur në shtëpinë e tyre.

“E kemi parë që ka filluar t’i shpalosë disa ndjenja, jo Fifi, jo ç’Fifi…(qesh). Unë si kunatë mund t’i them Fifit vetëm “Mirë se vjen në shtëpinë tonë!”. Është e mirërpritur”, është shprehur Genta.

Leave a Reply