Goditi Erin e ofendoi Melisën, Fatjoni: Kjo është arsyeja pse u largova nga Për’puthen (FOTO)


Fation Kuqari është një ndër djemtë më të komentuar të “Për’puthen”, i cili shkaktoi zhurmë me zgjedhjet dhe sherret.

Pas një sherri të nxehtë në këtë program ku ai dhe Eri u përleshën edhe fizikisht në studio, Fatjoni vendosi t’a braktisë “Përputhen”.

“Me gjithë respektin ndaj produksionit dhe autores ju njoftoj se do largohem nga Përputhen. Kjo për shkak sepse nuk mund të behem dot pjesë e gjithë intrigave, mashtrimeve, viktimizimeve, lotëve të krokodilit dhe dyfytyreësis që tjetër janë dhe tjetër hiqen para publikut…”- shkruante Fatjoni në lajmërimin e tij të largimit.

Po pse u largua realisht Fatjoni nga Për’puthen?

Gjatë një interviste në “Glamour Zone”, Kuqari shprehet se arsyeja e largimit ishte marrëdhënia e tij me djemtë e tjerë.

“Erdhi një pikë që nuk duroja dot më. Meshkujt ishin bërë më keq se femrat…” /albeu.com/

Leave a Reply