Gjysma e Italisë drejt mbуlljes për shkak të K0VID, java e pashkëve e gjitha në ”lockdown”


Kurba pandemike në Itali shfaqet mjaft shqetësuese. Gjatë kësaj jave është regjistruar një rritje e dukshme e numrit të të infektuarve e të vi ktimave K0VID. Në 24 orët e fundit janë shënuar 373 viktima e 25 653 të infektuar. Shqetësuese shfaqet në të gjithë territorin përhapja e varianteve të reja të vir usit K0VID.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetit publik var ianti anglez i virusit është verifikuar në gati 54% të rasteve të infektimit, në 4% janë rastet e infektimit me variantin brazilian e 0.4% me atë afrikano-jugor.

Komitetit tekniko-shkencor e autoritetet shëndetësore italiane kanë rekomanduar qeverinë Draghi për shtimin e masave të reja shtrënguese kundër rrezikut pandemik. Në ora 11.00 e ditës së sotme, Kryministri Mario Draghi ka thirrur mbledhjen e Këshillit të Ministrave ku pritet të aprovohet drafti i masave të reja antiК0VID.

Duke iu referuar të dhënave të fundit janë 12 rajone italiane që rrez ikojnë të shndërrohen në zonë të kuqe për shkak të numrit të lartë të personave të infektuar në çdo 100 mijë banorë si dhe për vështirësitë e sistemit shëndetësor territorial e mungesa e shtretërve në repartet K0VID e në ato të terapisë intensive.

Janë 12 rajone italiane ndër 21 që ka vendi, të cilat kanë kapërcyer koeficientin e inf ektimit RT 1 i konsideruar si kufiri maksimal i një niveli infektimi nën kontroll.

Masat e reja të qeverisë italiane priten të hyjnë në fuqi prej ditës së hënë 15 mars e me kohë-zgjatje deri më 28 mars. Por dhe java e festës fetare të Pashkëve, pra prej datës 5 prill e për një javë rresht më pas është parashikuar të jetë në një regjim lockdown në nivel kombëtar./ora news

Leave a Reply