Gjyѕhja 71-vjeçare bën 20 orë раleѕtër në javë: Ngre ѕhtanga 113 kg!

Një gjyshe me rekorde në peshëngritje thotë se ndihet më mirë tani se 30 vite më parë. Mary Duffy, 71 vjeç, filloi të ushtrohej në palestër kur ishte 59 vjeç për të humbur pak peshë dhe përfundoi e dashuruar me peshëngritjen. Tani ajo shpenzon rreth 20 orë në javë duke u ushtruar dhe ngritur pesha, ndërkohë që progresin e saj e bën publik në Instagramin e saj të fittnesit,

Mary thotë se e dëgjon shpesh t’i thonë se është ‘shumë e moshuar’ për t’u marrë me peshëngritje, por ajo është e vendosur t’i provojë skeptikë se e kanë gabim. 71-vjeçarja mban rekorde botërore për moshën që ka në peshëngritje. Mary, nga Connecticut në SHBA tha: Unë fillova të shkoja seriozisht në palestër dhjetë vjet më parë kur kuptova se kisha shtuar shumë peshë. Humba peshë dhe kuptova sa më shumë që stërvitesha, aq më shumë më pëlqente, dhe asgjë nuk ndryshoi më që atëherë.”

Leave a Reply