Gjithë jetën kishte menduar se nëna nuk e donte. Раѕ v dekjeѕ, vajza zbuloi ѕekretin e ѕaj të dhimbѕhëm..

Ishim një familje normale si shumë të tjera. Unë jam vajza e vogël e familjes dhe kam qenë vetëm 5 vjeçe dhe im vëlla ishte 14 vjeç kur nisi gjithçka. Mami filloi të mos më dojë më, të mos më afronte më, ajo donte më shumë vëllain tim. Deri para pak kohësh, mami na për këdhelte të dyve njësoj, na afronte po njësoj, luante me ne të dy po njësoj. Por vitin e fundit diçka e largoi mamin nga unë.

Mbaj mend një ditë që kam qarë aq shumë dhe shkova iu ankova babit për atë që po më ndodhte. Babai u prek shumë nga ajo që i thashë, më qe tësoi dhe më siguroi se mami më do po aq sa vëllain. Më mori për dore dhe shkuam të dy tek dhoma ku qëndronte mami

“Mami, tregoji vajzës që e do po aq shumë sa do edhe djalin”, iu drejtua babai gruas së tij. Për habinë e të gjithëve, mami u përgjigj: “Jo, unë dua më shumë djalin. Vajzën duaje ti më shumë, përkujdesu e luaj me të më shumë. Tashmë unë nuk mund të bëj dot gjë me djalin pasi ai e ka krijuar marrë dhënien me mua. Ndërsa vajza është në kohë që të shkëputet prej meje e të afrohet me ty.”

I shtangur nga kjo përgjigje dhe i shqetësuar njëkohësisht, babai mendoi me vete, “Ime shoqe nuk qenka mirë, paska luajtur mendsh.” Më mori hopa dhe u mundua të më qetësojë, “Ç’ke ti, ti më ke mua, ke babin tënd ti. Unë të dua shumë ty.”

Ditët kalonin, mami nuk më përkëdhelte pothuaj fare. Ajo thjesht bënte detyrën e saj, gatuante, lante e shplante dhe më ushqente. Por kurrë nuk më afrohej më si më parë, të më përqafojë e të luajë me mua. Babai i shqetësuar debaton me mamin shumë rëndë. Por si me magji, edhe babai u dorëzua menjëherë dhe nuk i kërkoi më e as debatoi më me të në lidhje me këtë sjellje të saj.

Kaluan pak vite, tashmë isha bërë 7 vjeçe dhe isha shumë e ftohtë me mamin tim. Arrita në atë pikë sa nuk kisha më nevojë për të. Luaja vetëm me babin, çdo gjë e ndaja me të. Tashmë më mjaftonte babi dhe nuk doja më të dija nëse eg ziston apo jo ime më.

Kam të fiksuara disa episode, një ditë mbaj mend që dera e dhomës së gjumit ishte 2 gisht e hapur kur po kaloja në koridor. U ndala dhe po përgjoja, ishte mami dhe babi që qanin të dy. Mbaj mend që babi e për qafonte fort dhe i fliste diçka, por nuk arrija ta dëgjoja. Kohët e fundit edhe vëllain e mundonte diçka. Ai rrinte i heshtur dhe i ftohtë.

Mendova me vete, kjo është mami më e keqe në botë. Ajo na shk atërroi të gjithëve, mua smë do, babin e bën për të qarë, vëllain e ka mërzitur. E urreja nënën time. Nuk doja ta shikoja me sy atë njeri që na katandisi në atë farë feje.
Sapo fillova klasën e parë, një ditë vjen babi e më mer në shkollë. Mami ishte shumë sëmurë. Të gjithë qanin në shtëpi. Vëllai qante dhe e puthte mamin nuk i shqitej një sekondë. Babai po ashtu. Është për tu çuditur ndoshta por mua smë vinte keq për të. Më dukej si njeri i huaj. Nuk më vinte ta përqafoja. Thjesht i shikoja dhe nuk ndjeja asgjë për të.

Pas një jave mami im vdiq. Nuk derdha pikë loti. Nuk e vuajta fare largimin e saj. Fundja pse ta vuaja? Ajo vetë më kishte larguar, për mua ishte si një komshie. Vëllai u bë keq, edhe babai po ashtu. U deshën vite për vëllanë dhe babain tim që të largonin lotët. Unë isha 7 vjeçe dhe po e përballoja më së miri. Pse qani i thoja babit dhe vëllait? Ajo vetëm trazira na shkaktoi, sidomos mua, nuk më ka dashur kurrë!

Babai më mori hopa dhe më tha, “Ti je më e bekuara në këtë familje. Dhe nuk është një bekim nga Zoti, por është bekim nga mami jot. Ajo ty të ka dashur më shumë nga të gjithë ne!” Nuk e kuptova me thënë të drejtën këtë gjë. Jo i thashë nuk është e vërtetë dhe u largova.

Sot unë nis vitin e parë në shkollë të mesme. Jam 14 vjeçe dhe jam shumë e prekur dhe e mërzitur. Babai më mori veç dhe më pyeti, “Zemra ime, sot ka ardhur koha që ti të dish arsyen pse nuk të donte mami ty. Këtë letër ma ka lënë amanet të ta jap ty dhe ta lexosh vetëm kur të shkosh ditën e parë në shkollë të mesme. Sipas mamit tënd, një vajzë në këtë moshë tashmë është e rritur.”

Hapa letrën dhe sapo lexova rreshtin e parë të saj fillova të qaj.

“Linda ime e vogël, të dua më shumë se çdo gjë në këtë botë! Ditën që erdhe me babanë tënd tek unë dhe të thashë se dua më shumë vëllain, atë ditë unë sapo isha kthyer nga mjeku dhe mora lajmin e hidhur se isha me kancer dhe nuk mund të jetoja më shumë se 3 apo 4 vite.

Atë ditë që debatova me babin dhe ti mendove se babai u dorëzua, ishte dita kur i dhashë lajmin e hidhur babait tënd. Ai nuk u dorëzua, unë i shpjegova se gjithçka ishte për të mirën tënde. Unë nuk doja që ti të vuaje largimin tim nga kjo jetë. Nuk doja që ti ta kaloje fëmijërinë tënde duke qarë për mua. Bëra çmos që ti të mos vuash mungesën time.

Bëra çmos që ty të të mjaftojë babai. Ditën të qëndroja larg, por kur ti flije unë qaja mbi ty dhe të puthja e përqafoja duke ndenjur netë të tëra zgjuar. Nuk kam vënë gjumë në sy këto vite. Ditën laja e shplaja e kujdesesha për familjen, ndërsa natën ta përkushtoja ty. Nuk kisha kohë për të hu mbur.

Me vëllain tashmë ishte vonë. Nuk mund të bëja dot gjë për të. Nuk e shpëtoja dot dhe atë nga dhimbja e humbjes së një nëne. Tashmë ai ishte i afeksionuar me mua. Më vjen shumë keq për të sepse ka qarë bashkë me mua e me babin tënd si të ishte i rritur për netë të tëra.

Prandaj bija ime, duhet të kuptosh që ty të kam mbajtur pak me hatër ?, gjithmonë të kam dashur, më shumë se çdo gjë në botë, më shumë se veten time. Nuk mendoja për jetën time, por mendoja gjithmonë se si do të të lija ty aq të vogël dhe si do ta përballoje ti humbjen e një nëne.

Mos harro, të dua shumë, do jem gjithmonë pranë teje ashtu si kam qenë gjithmonë kur ti flije. Tani dua të të bëj një pyetje: A dua më shumë vëllain se ty?”

“JO…”, u përgjigja me lot ne sy …/albaniangirls/supergrate.net/

Leave a Reply