Gjermania mbyll pjesërisht Kufirin, Ja çka duhet të dini ?


Gjate fundjavës Bavaria mbylli kufirin me Çekinë dhe Tirolin në Austri. Ministri i Brendshëm Seehofer synon që me kufizimin e qarkullimit ndërkufitar të pengohet përhapja e mutantëve të COVlD-19.

Autoriteti federale u vendos në mesnatë (13.02) në pikun e të ftohtit me ngrica në minus 20 gradë në pikëkalimin kufitar Schirnding me Çekinë si dhe në vendkalime të tjera kufitare mes Bavarisë dhe Çekisë. Ne këtë rajon nuk janë vendosur binarët e kufirit, por policia kryen kontrolle në çdo automjet që kalon kufirin, pasagjerët pyeten për qëllimin e udhëtimit dhe në rast se është e nevojshme edhe mund të mos u lejohet hyrja në vend.

Arsyeja e kontrolleve ka të bëjë me masat për të ndaluar qarkullimin nga zonat e ashtuquajtura “të mutacioneve”, prej nga shtohet rrez-iku i përhapjes së varianteve të reja të cor0navirusit. Deri në fund nuk ishte e qartë, se çfarë lëshimesh bëhen në këtë rast për kalimet e kufirit, të vendosura nga ministri i Brendshëm Horst Seehofer.

Policia federale vë në dukje, se do të lejohen të hyjnë nga Çekia vetëm ata persona që punojnë në Gjermani në sektorë kritikë si p.sh. në infrastrukturën mjekësore. Po ashtu edhe shoferët e kamionëve dhe pjesëmarrësit në ceremoni mortore do të lejohen të kalojnë. Çdo udhëtar duhet t’i nënshtrohet testit ndaj c0r0navirusit.

Është e pasigurt, nëse personat që punojnë dhe udhëtojnë mes dy vendeve do të duhet t’u nënshtrohen çdo ditë testeve, apo vetëm një herë në javë. Edhe qarkullimi i trenave dhe autobusëve mes Bavarisë dhe Çekisë do të ndërpritet. Çekia është duke i izoluar zonat e rrezikuara nga përhapja e virusit që ka pësuar mutacion. Në anën tjetër të kufirit me Bavarinë në qarqet çeke Sokolov dhe Trutnov në fundjavë u vendos izolimi i plotë.

Në Tirol dyshohet të jetë përhapur varianti afrikano-jugor i virusit. Qeveria e landit në Tirol është kundër një izolimi të rreptë. Ndërsa qeveria qendrore në Vjenë ka filluar me rrethimin e këtij landi.
Seehofer kritikon BE-në
Ministri i Brendshëm gjerman Horst Seehofer në gazetën “Bild” kritikoi Komisionin e BE-së në Bruksel.

“Ne betejojme në kufi me Çekinë dhe Austrinë ndaj virusit që ka pësuar mutacione. Komisioni i BE-së në vend që të na ndihmojë na nxjerr pengesa me udhëzime të stërholluara”, tha Seehofer. Ministri tha, se kështu nuk shkon më “Komisioni ka bërë mjaft gabime me porositjen e vaksinave”.

Një zëdhënës i Komisionit të BE-së (12.02) tërhoqi vëmendjen, se kryetarët e shteteve dhe të qeverive të vendeve të BE-së kanë vendosur, që t’i koordinojnë mes tyre kontrollet kufitare. Komisioni i BE-së pret, që kjo të respektohet edhe në rastin e Gjermanisë. Këto të deklarime Seehofer i ka perceptuar si kritikë.

Ndërkohë janë në fuqi rregullore me kufizime sa i përket lëvizjes midis disa shteteve të BE-së.
Gjermania ka ndaluar edhe udhëtimet nga Portugalia dhe Sllovakia, ndonëse nuk ka kufij të drejtpërdrejtë me këto vende. Vitin e kaluar krerët e qeverive dhe të shteteve të BE-së u angazhuan, që kufijtë e hapësirës Shengen të qendrojnë të hapura.

Rënie e incidencës në Gjermani
Numri i infeksioneve të reja në harkun shtatë ditor në Gjermani për 100.000 banorë sipas Institutit Robert Koch është 57,4.

Përpara një jave incidenca ishte 136.
Niveli më i lartë është regjistruar në dhjetor me 197,6. Shumica e landeve shënojnë rënie të kësaj kuote. Baden-Vyrtembergu me 48,5 dhe Renani-Palatinate me 46,6 janë nën kuotën 50. Të 14 landet e tjera kanë një incidencë nën 100.

Qëllimi politik i deklaruar për muaj me radhë ka qenë arritja e një kuote nën 50. Në konferencën javën e kaluar kancelarja Angela Merkel dhe kryeministrat e landeve ranë dakord për një kuotë të incidencës 35 si orientim për zbutjen e masave kufizuese.

Sipas vendimeve të fundit lockdown në Gjermani do të vazhdojë deri më 7 mars. Nën masa të rrepta higjiene do të hapen më përpara kësaj date shkollat, kopshtet e fëmijëve dhe qendrat e estetikës. /DW/

Leave a Reply