Gjermania mbyll pjesërisht kufijtë


Bavaria mbylli gjatë fundjavës kufirin me Çekinë dhe Tirolin në Austri, si masë për mbrojtjen nga CO VID Ministri i Brendshëm gjerman synon që me kufizimin e qarkullimit ndërkufitar të pengohet përhapja e mutacioneve të CO VID.

Policia federale e Bavarisë vuri në dukje, se do të lejohen të hyjnë nga Çekia vetëm ata persona që punojnë në Gjermani në sektorë kritikë si p.sh. në infrastrukturën mjekësore. Po ashtu do të lejohen të kalojnë edhe shoferët e kamionëve dhe pjesëmarrësit në ceremoni mortore.

Është e pasigurtë, nëse personat që punojnë dhe udhëtojnë mes dy vendeve do të duhet t’u nënshtrohen çdo ditë testeve, apo vetëm një herë në javë.

Edhe qarkullimi i trenave dhe autobusëve mes Bavarisë dhe Çekisë do të ndërpritet.

Çekia është duke i izoluar zonat e rrez ikuara nga përhapja e viru sit që ka pësuar mutacion. Në anën tjetër të kufirit me Bavarinë në qarqet çeke Sokollov dhe Trutnov në fundjavë u vendos izolimi i plotë. Në Tirol dyshohet të jetë përhapur varianti afrikano-jugor i viru sit.

Qeveria e landit në Tirol është kundër një izolimi të rreptë, ndërsa qeveria qendrore në Vjenë ka filluar me rrethimin e këtij landi, përcjell tv21.tv

Ministri i Brendshëm gjerman Horst Shehofer në gazetën “Bild” kritikoi Komisionin e BE-së në Bruksel.

Ai tha se në kufi me Çekinë dhe Austrinë po zhvillojnë luftën ndaj virusit që ka pësuar mutacione, ndërsa Komisioni i BE-së në vend që të na ndihmojë na nxjerr pengesa me udhëzime të stërholluara.

Ministri tha, po ashtu se Komisioni ka bërë mjaft gabime me porositjen e vaksinave dhe se kështu më nuk shkon./21Media

Leave a Reply