Gjejnë portofolin e mbushur me para, e paparë çfarë bëjnë këtu dy motra nga Saranda


Një rast i bukur, pozitiv, qytetarie dhe shembull për t’u marrë nga të tjerët, është demostruar në qytetin e Sarandës. Protagoniste të një ngjajeje “për të hequr kapelen”, janë bërë dy motra.

Dy motrat Mimoza dhe Margarita Xharo kanë gjetur portofolin e një pushuesi pranë portit të Sarandës. Pavarësisht se në portofol gjendej një shumë e konsiderueshme të hollash, ato nuk e menduan dy herë, por e dorëzuan menjëherë në Komisariatin e P0licisë Kufitare. Autoritetet, më tej, kanë kontaktuar me personin i cili kishte humbur portofolin.

Brenda në portofol, veç parave, gjendeshin edhe të gjitha dokumentet që ai dispononte. Pavarësisht se personi e mori portofolin, ai është në kërkim të dy zonjave për të shprehur falenderimin dhe mirënjohjen e tij për këtë rast.

Personi në fjalë, sipas SarandaWeb, thotë se humbja e dokumenteve do t’i shkaktonte një stres dhe humbje të madhe kohe deri në përtëritjen e tyre.

Leave a Reply