FOTOLAJM/ Sulmi në pallatin 9-katësh në Kiev, momente rrëqethëse nga shpëtimi i banorëve nga rrënojat

Sirenat e luftës në Ukrainë nuk njohin të ndalur, teksa beteja vazhdon për të 19-ën ditë për shkak të pushtimit rus të vendit, që prej 24 shkurtit. Një shpërthim me bombë pranë qytetit verior të Kievit ka vrarë të paktën 2 person dhe ka plagosur 12 të tjerë, thonë burimet zyrtare ukrainase.

Ndërkohë 15 persona të tjerë u shpëtuan nga zjarri, ndërsa 63 të tjerë u evakuuan nga ndërtesa. Zjarri është shuar pak para orës 8 të mëngjesit sot.

Pallati 9-katësh u përfshi nga flakët pas një bombardimi rus në orën 5 të mëngjesit në lagjen Obolonsky të kryeqytetit ukrainas.

Ndërkohë, në orën 10:30 me orën lokale sot pritet të zhvillohet raund i ri i negociatave përmes një telekonference mes dy vendeve, me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky duke paralajmëruar se ” është vetëm çështje kohe para se raketat ruse të bien ” në tokën e NATO-s./abcnews.l/

Leave a Reply