




Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Ismaili njihet për fotografitë tërheqëse që ndan me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
Së fundmi këngëtarja e njohur shqiptare ka publikuar një foto ku na zbulon modelin e ri të flokëve.




Pëlqimet dhe komentet kanë qenë të shumta nga ana e ndjekësve, shumica prej të cilëve e kanë komplimentuar këngëtaren për pamjet e saj.
Adelina Ismaili prej kohësh nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor për fansat, teksa ka zhvendosur aktivitetin e saj edhe në televizion.




Vitin e kaluar, këngëtarja nisi prezantimin e emisionit “Tete a Tete”, ku çdo javë realizon intervista interesante me personazhe të ndryshëm.