Flet Kryemadhi: Opozita e bashkuar fitoi 85 mandate, LSI merr 28

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka bërë projeksionin e saj të fitores pak pas mbylljes së procesit të votimit. Ajo tha se opozita e bashkuar ka fituar 85 deri në 90 mandate. Ndërsa LSI sipas saj ka 28 deri në 30 mandate.

‘Sot të paktën në projeksionet e LSI-së, opozita e bashkuar ka nga 85-90 mandate, ku forcë e parë dhe e padiskutueshme është Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim them që ka nga 28-30 mandate në kutitë e votimit, në të cilat shqiptarët kanë votuar sot.

Ka pasur një pjesëmarrje të jashtëzakonshme. 1.7 mln votues. Asnjë ndjenje euforie s’duhet të kapi komisionerët e LSI. Numëruesit të bëhen gati. Duhet të çojmë procesin deri në fund. I bëj thirrje dhe njëherë të gjithë numëruesve të LSI dhe të PD të çojnë deri në fund procesin e numërimit, në mënyrë të tillë që të mos ketë asnjë cedim, qoftë edhe për një votë të vetme, sepse sot çdo votë në kutitë e votimit të 25 prillit është votë e shenjtë, është votë, e cila i ka dhënë fund njëherë e përgjithmonë tranzicionit në Shqipëri.’- tha Kryemadhi.

Leave a Reply