




Era Syla e cila është pranuar në Massachusetts Institute of Technology në SHBA ka rrë fyer në emisionin “SOT” sesi ka arritur të bëhet pjesë e MIT-it.




Ajo ka thënë se aplikimin e ka bërë në tetor, porse përgjigjen përfundimtare e kishte marrë para tri ditëve.
Syla e cila ishte fituese e medaljes së bronztë në Olimpiadën e Matematikës Evropiane ka thënë se kjo arritje ishte një shtyrje që ajo të hyjë në rangun e studentëve më të mirë.




“Me sa kam lexuar tashmë studentët kanë filluar të shkojnë në kampusin e universitetit, pasi deri tash për shkak të pandemisë ata kanë qenë duke i ndjekur mësimet online”, ka thënë ajo.
Ajo ka thënë se me matematikën ka pasur lidhje që nga shkolla fillore dhe në klasën e gjashtë ka marrë pjesë në garat e matematikës në Komunën e Gjilanit.
“Nga klasa e gjashtë e kam pas vendin e dytë. Pastaj kam filluar edhe në gara më të mëdha. Olimpiadat e garat më kanë mbajtur të kyçur. Në klasën e nëntë jam bërë pjesë e Institutit ATOMI”, ka thënë ajo.




Naime Hoxha nga Instituti ATOMI ka thënë se ka shumë studentë si Era të cilët mund të arrijnë suksese në të njëjtën fushë