Familja shokohet kur gjen theѕarin e fshehur роѕhtë dуѕhemeѕë së ѕhtëрisë


Një familje që dyshonte se i afërmi i tyre kishte fshehur pasurinë e tij në muret e shtëpisë, gjeti një kuti që përmbante më shumë se 33,000 £ të mby llur nën dërrasat e dyshemesë.

Keith Willie, një detektor metalik dhe gjahtar thesari, u punësua për të gjetur një kuti për të cilën familja beson se ishte fshehur shumë kohë më parë. Familja dëshironte të shiste shtëpinë, por nuk e linin dot këtë thesar, kështu filluan të viheshin në kërkim të tij.

Gjuetari i thesarit Keith përqendroi kërkimin e tij në papafingo të shtëpisë në New England SHBA. Eksperti kërkoi nëpër shtëpi përreth një orë dhe më pas vuri re disa shenja tek një dysheme prej druri. Pasi e hapi, ai pa një kuti metalike të mby llur.

Ai përdori një çekiç për ta hapur ku zbuloi një total pre 46,000 dollarësh në dhe disa certifikata argjendi potencialisht me vlerë shumë të lartë. Ai i dorëzoi kutinë familjes që ishte në kërkim për gati dy vite, ku përmbante shënime dhe tufa prej 5, 000 dollarësh.

Keith, i cili ka ndihmuar njerëzit për të gjetur sendet e hu mbura për një dekadë, u shpreh: Unë do ta konsideroja këtë arkë të gjetur si gjetjen time më emocionuese deri më tani. Familjes po i mbaronte koha, ata donin të shisnin shtëpinë, por ky thesar i veçantë po i ndalonte ata ta shisnin. /tvklan.al

Leave a Reply