Exit Polli i Top Channel/ Веtejë e аѕhрēr në Tiranë, PS dhe PD marrin nga 17 mandate! Rezultatin e përcakton LSI

Beteja e ndarjes së mandateve mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike në kryeqytet do të jetë garë deri në momentin e fundit, sipas Exit Poll-it të Top Channel.

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike ndajnë midis tyre 17 mandate, ndërkohë që Lëvizja Socialiste për Integrim merr 2 mandate.

PS fiton 44.6% të votove, ndërsa PD 46.4% të votave.

Partisë Demokratike i duhen 4000 vota për të marrë mandatin e 18-të, dhe nëse ndodh është përmbysja më e madhe që ka pasur kryeqyteti, thotë gazetari Baton Haxhiu.

Ai shton se PS-ja mund të marrë një mandat, por kjo duket e vështirë, pasi për një mandat deputeti në kryeqytet duhen 19.771 vota.

Leave a Reply