“Është shumë i bukur”, Bora Zemani prezanton dashurinë e saj të parë dhe emocionon me fjalët e zemrës që i dedikon (FOTO)


Për moderatoren e njohur të ‘Top Channel’, Bora Zemani sot është një ditë e veçantë pasi personi më i dashur për të, babai, feston ditëlindjen.

Nuk kishte se si të mungonte edhe një urim publik nga Bora, e cila ka postuar në Instagram një foto të shumë vite më parë. Ajo shfaqet e shumë e vogël dhe vihet re teksa përkëdhelet në krahët e të atit.

Bora e ka shoqëruar foton me disa fjalë tepër të ngrohta, duke i shprehur të gjithë dashurinë që ka babait.

“Edhe 100 vite të bukura për dashurinë time të parë! Të dua ba! Shumë shumë! Ky babi im është shumë i bukur, përfundimisht.”, ka shkruar moderatorja.

Më herët, Bora ka treguar se ka një raport shumë të ngushtë me të atit, duke i dedikuar edhe një tatuazh në trup.

Ajo realizoi mbi supin e saj disa yje të kuq, që përkonin me gradën e fundit që babai i saj ka mbajtur si oficer i Forcave të Ar ma tosura.

Leave a Reply