Është ndër këngëtaret më të famshme, a e njihni vajzën në foto


Rita Ora ka postuar disa foto nga fëmijëria, shkruan Express Rozë

Këngëtarja nga Kosova, me famë botërore, Rita Ora, ka shpërndarë në Instagram një foto të kohës së fëmijërisë.

Ajo ka shpërndarë disa foto bashkë me motrën e saj Sarën, e po ashtu edhe një foto tjetër ku Rita shihet me flokë ngjyrë të zezë dhe e buzëqeshur.

Të shpeshta janë rastet kur këngëtarja publikon fotografi nga fëmijëria. Ajo shpesh here ka postuar fotografi të kohës sa ishte në Kosovë, bashkë me familjen e saj.

Ndryshe, foto nga fëmijëria e Ritës publikon shpesh edhe nëna e saj, Vera Ora./ExpressRozë/

Leave a Reply