“Është kurora blu e Europës”, Leonardo Di Caprio sërish apel për lumin Vjosa


Aktori i njohur, Leonardo DiCaprio ka reaguar sërish për lumin Vjosa dhe i është bashkuar peticionit të ndërmarrë për mbrojtjen e tij.

Teksa ka publikuar dokumentarin “Vjosa Forever” që bën thirrje për bashkim në luftën për të ardhmen e lumit, aktori i njohur apelon qytetarët të firmosin peticionin për të shmangur katastrofën mjedisore që mund të ndodh.

“Lumi Vjosa i Shqipërisë është lumi më i madh i egër në Evropë. Nga malet e Greqisë deri në Detin Adriatik në Shqipëri, ai shtrihet në 300 kilometra, plotësisht i lirë nga barrierat artificiale, si digat e hidrocentraleve. Lumenjtë dhe përrenjtë që janë degë të Vjosës janë shtëpia e më shumë se 1.100 specieve të botës së egër, shumë prej të cilave janë të kërcënuara.

Vjosa është kurora e #BlueHeartofEurope dhe njerëzit në të gjithë Shqipërinë duan ta mbrojnë atë përgjithmonë. Ata po i kërkojnë qeverisë së Shqipërisë për të krijuar #VjosaNarkParkNow, i cili do të ishte parku i parë i lumit të egër në Evropë. Le të qëndrojmë me ta. Klikoni në bio për të parë filmin dhe nënshkruar peticionin.”, shkruan DiCaprio

Leave a Reply