Ermali dhe Luar i bëjnë një super nder Shqipërisë me këngën e tyre që u publikua pak më parë (video)

Luar Arani dhe Ermal Fejzullahu prej kohësh kishin paralajmëruar se do të sillnin një bashkëpunim me njëri-tjetrin. Dhe më në fund dita e shumëpritur ka ardhur e sot dy artistët kanë publikuar projektin e tyre të përbashkët. Luari dhe Ermali kanë lançuar këngën “Shqiptare”, që në vetvete është një promovim perfekt për vendin tonë.

Kënga është xhiruar në disa nga vendet më të bukura të Shqipërisë, përfshirë qytetin e gurtë të Gjirokastrës. Luar është kujdesur në maksimum edhe për dukjen e saj, duke filluar nga veshjet e deri tek aksesorët që janë pjesë e traditave shqiptare

Kombinimi mes zërave të artistëve është i mrekullueshëm dhe kënga të fiksohet me dëgjim të parë. Për më tepër Luari dhe Ermali kanë ardhur shumë ndryshe nga gjithë artistët e tjerë dhe ky projekt do arrijë të bëjë diferencën në këtë sezon veror.

Lajmin për bashkëpunimin mes artistëve e dha vetë Ermal Fejzullahu disa javë më parë, teksa ishte i ftuar për një intervistë. Ai u shpreh se Luarin e vlerëson shumë si artiste dhe për këngët që ajo ka realizuar ndër vite e që kanë rezultuar hite.

“E kam edhe një bashkëpunim me një këngëtare shumë të mirë. Ajo është Luar Arani që prej disa vitesh është zhdukur nga skena. Ajo ka pasur disa këngë shumë të mira dhe është artiste shumë e mirë, të cilën e vlerësoj shumë.

E kemi bërë një bashkëpunim. Është një këngë shumë e mirë, shumë fisnike. Jo gjithmonë me ndjek vetëm këngë tregut. Unë gjithmonë kam qejf për t’u rikthyer tek ajo që e kam filluar karrierën dhe e di që kjo këngë ka për t’u vlerësuar shumë mirë. Nuk është se kemi caktuar ndonjë datë, varet nga situata”, u shpreh Ermali

Leave a Reply