




Që kur u publikuan fotot romantike të Teas e Beartit, pati reagime nga më të ndryshmet për lidhjen që kishin krijuar jashtë programit.
Ish konkurrenti i Për’puthen Erjon Geca tregoi publikisht se produksioni e dinte për lidhjen e tyre, duke i dalë në mbështetje Teas, shkruan Indeksonline.




Ai sot publikoj videon ‘bombë’ që e kishte paralajmëruar duke thënë se produksioni e dinte gjithë atë që po ndodhte jashtë emisionit që prej muajit dhjetor.
Në atë audio, dëgjohet teksa Olsa po bisedonte me një konkurrent (nuk dihet nëse është Erioni), të cilit i thotë të shkojë të nesërmen për të biseduar për Beartin. Ajo ndër të tjera dëgjohet duke thënë “Po nga na doli ky Bearti, më bëhet qejfi për këtë”.




“Sic degjohet produksioni ka qene ne dieni qe ne dhjetor dhe genjeni kur thot se skemi pas dieni. tani le te dale e te tregoje pse e mbajti te fshehur dhe pse i mbajti deri ne fund te janarit konkurrentet qe duhej eliminuar qe ne ate sekond???? dihet ne fakt por le ta thone vete”, shkruan ai./Indeksonline/