Erion Veliaj baba për herë të dуtë? Detaji që zgjoi dуѕhimet në ditën e zgjedhjeve

Teksa kreu i i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj shkoi sot për të votuar së bashku me partneren e tij Ajolën, të gjithë sytë ishin nga barku i saj, që duket se jep lajmin që në familje do të mbërrijë një pjestar i ri.

Kur postoi një foto me Ajolën, nga qendra e votimit, Veliaj do të shkruante: “Votojmë të gjithë si një familje, për të mirën, të bukurën dhe qytetarinë. Jeta është më e fortë se plumbat e dhuna! ”

Fillimisht postimi i Veliajt u shoqërua me një emoji, që e tregonte familjen me katër pjestarë, dy prindërit dhe dy femije, mirëpo më pas Veliaj e ka ndryshuar duke lënë vetëm një ikonë me 3 anëtarë.

Menjëherë nisën dyshimet se Kajan mund të bëhet me motër, ndërkohë që më pas kreu i Bashkisë e ndryshoi postimin duke vënë një ikonë ku shihen vetëm tre anëtarë. Mbetet për tu konfirmuar nëse familja e Veliajt do të shtohet me një anëtar të ri, apo ikona që ai zgjodhi ka qenë veçse një gabim.

Pas 10 vitesh të lidhur dhe 4 vitesh bashkëjetëse, dyshja u martua në vitin 2014, në një ceremoni madhështore në ambientet e kalasë së Gjirokastrës, ku i thanë përgjithmonë “Po” njëri-tjetrit. Në 6 tetor të vitit 2018 , Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa u bënë prindër të një djali të cilin e pagëzuan me emrin Kajan.

Leave a Reply