Erikѕen lë ѕрitalin, mjekët i vendoѕin defribrilator рranë zemrës

Christian Eriksen ka lënë sot spitalin pas oper acionit të suk sesshëm. Mesfushori 29-vjeçar i Danimarkës pësoi arrest kardiak gjatë ndeshjes me Finlandën për Euro 2020, e luajtur të shtunën e kaluar. Eriksen ka vizituar të premten shokët e ekipit kombëar ndërsa tani do të rikthehet në shtëpi në familjen e tij.

“Faleminderit për urimet. Operacioni shkoi mirë dhe ndihem mirë. Ishte fantastike që t’u shikoja sërish pas ndeshjes fantastike të një nate më parë. Nuk është e nevojshme ta them se do të jem duke festuar të hënën kur të luani ndaj Rusisë”, është shprehur lojtari në një deklaratë.

Lojtari i Interit hu mbi ndjenjat gjatë pjesës së parë të ndeshjes kundër Finlandës dhe u desh përdorimi i defibrilatorit për ta rikthyer në jetë.

Gjatë operacionit, atij i është transplantuar një defribrilator që do t’i vijë në ndihmë për funksionimin e zemres.

ICD (implantable cardioverter defibrillator) është një pajisje e vogël e cila i është vendosur nën lëkurë, e lidhur me zemrën me fije të holla dhe që dërgon pulse elektrike për të rregulluar aritminë e zemrës.

Leave a Reply