Eni Çobani tregon ѕe kur e ka dhënë рuthjen e рarë dhe në çfarë vendi


Në emisionin “Rudina” në tv Klan, ka qenë e ftuar një juriste shumë e dashur për publikun. Bëhet fjalë për Eni Çobanin e cila është juristja më e famshme në Shqipëri, ku me rubrikën e saj “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare mbërthen teleshikuesit para ekranit. Eni është e martuar me Avenir Shehu dhe ka një djalë që quhet Ald. Këtë herë Eni ka bërë një intervistë ndryshe, ku ka mirëpritur dhe i është përgjigjur pyetjeve kurioze të bëra nga qytetarët. Një ndër pyetjet më interesante ka qenë se në çfarë moshe e ka dhënë puthjen e parë.

Qytetari: Zonja Eni në çfarë moshe e keni dhënë puthjen e parë?

Eni Çobani: Puthjen e parë e kam dhënë në moshën 24 vjeç dhe më pas rezultoi që jemi bashkë pas 25 vitesh me bashkëshortin. Normalisht ka qenë zgjedhja e duhur e jetës sime. Kam folur shpesh për Avenirin, por meqë më preku në një moment se kemi një vend ku është dhënë puthja e parë, ka qenë në Dajt, në një pemë e cila akoma dhe sot është dhe ne shpesh e vizitojmë dhe them që ka qenë një nga momentet më të veçanta të jetës sime. Pastaj mos i krahësojmë me moshën sot. Sot mund të puthen shumë më herët dhe t’i kenë lidhjet më të hershme, por ne kur putheshim për herë të parë domethënë që do putheshim për jetë. Kisha mbaruar fakultetin, isha përcaktuar dhe pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë në kohën që jam njohur me Avenirin.

Rudina Magjistari: Si jeni njohur?

Eni Çobani: Ne kemi një lidhje familjare dhe nëpërmjet një njohje të përbashkët në një takim familjar ngelë sytë, jo se unë se pëlqeva si person, por nuk e mendoja njeriu që do vazhdoja jetën, ai me shumë qetësi dhe dashuri, arriti që Enin ta fitonte. /tvklan.al

Leave a Reply