




Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u bëri thirrje të gjithëve dje të mos abuzojnë me shpresat e sjella nga vaksina duke lehtësuar përpjekjet për të luftuar epideminë ndërsa ko ronav irusi vazhdon të mundojë shumë vende.




Ky paralajmërim vjen në një kohë kur programi CO VAX, i vendosur për shpërndarjen më të drejtë të va ksinave për K0VID, këtë javë më në fund mundësoi fillimin e një fushate vak sinimi në vendet që nuk kanë pasur ende një të tillë.
Rreth 20 milionë doza janë dërguar në njëzet vende. Javën e ardhshme, lista do të zgjerohet në 31 vende të tjera, të cilat do të marrin 14.4 milionë doza.




“Ky është progres që frymëzon shpresë, por numri i dozave të ndara përmes CO VAX mbetet relativisht i vogël”, tha drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Michael Ryan, shef i programit të operacioneve emergjente të OBSH-së, paralajmëroi se nuk është ende koha për t’u relaksuar.
“Jam vërtet i shqetësuar sepse disa njerëz mendojnë se e keqja ka mbaruar. Kjo nuk është e vërtetë”, tha ai në një konferencë shtypi në Gjenevë.




“Nëse nuk jemi të kujdesshëm, valët e treta dhe të katërta janë të mundshme”, paralajmëroi ai.