Enсa në Dubai krah mundëѕit të famѕhëm Соnor MсGregor


Prej disa ditësh Enca po shijon pushimet në Dubai dhe po ia kalon për mrekulli. Madje sot i ka ndodhur edhe një rastësi e bukur.

Përmes një statusi në Instastory, këngëtarja ka treguar se ka rastisur në të njëjtin vend me mundësin e famshëm Conor McGregor dhe madje janë ulur pranë njëri-tjetrit.

“Unë dhe Conor McGregor rastësisht të ulur pranë njëri-tjetrit. E dashuroj Dubain!”, shkruan Enca.

Gjatë këtyre pushimeve në Dubai nuk kanë munguar pyetjet që kanë kërkuar të dinë se kush ia ka paguar udhëtimin Encës e cila reagoi e acaruar pak ditë më parë. Ajo publikoi disa video në Instastory ku tregonte se është e zonja e vetes dhe nuk ka nevojë që pushimet t’ja paguajnë sheikët e princat

“Të gjithë e dinë që jam bose, s’kam nevojë për as për sheik, as princ dhe për asnjë mashkull për të më paguar pushimet. Jam top artist dhe kam qenë top artiste për vite. Mund të përballoj çdo gjë që ma do ***. Dubai nuk është as Marsi, as Hëna që të jetë e paarritshme, kështu të gjithë ata që pyesin kush po ta paguan, mbylle gojën, boll u tregove i ulët dhe injorant. Duket që s’keni respekt për femrat, për mamatë tuaja, për vajzat tuaja, për të dashurat tuaja”, shprehej Enca.

Leave a Reply