




Këngëtarja e dashur për publikun, Elvana Gjata, feston sot ditëlindjen. Ajo ka lindur më 3 shkurt të vitit 1987 e sot mbush plot 34 vjeçe.
Elvana u ka munguar fansave të saj jo vetëm me projektet e reja muzikore, por ajo nuk është as aktive në rrjetet e saj sociale.
Ndërkohë kujtojmë se fotot e fundit të saj janë realizuar në studion koreografike të Albi Nakos, në të cilat shfaqet duke kërcyer.




Edhe pse nuk ka shkruar asgjë krahas tyre, fansat janë të bindur se diçka po kurdis e madje mund të jetë duke u përgatitur edhe për ndonjë projekt muzikor.