




Elita Rudi dhe Gjiko u bënë prindër për herë të dytë në 3 mars. Sot ka kaluar fiks një muaj nga ardhja në jetë e vogëlushes së tyre, Bota Gjikolli.
Për të festuar këtë moment të shënuar dhe për të ruajtur kujtimin më të bukur nga 1 mujori i lindjes, mami Elita ka realizuar një video shumë të veçantë me të voglën.




“Bota ime 1 muaj”, ka shkruar moderatorja përkrah videos së ëmbël.