




Ish-konkurrentja e “Për’Puthen”, Melisa Lleshi është një nga vajzat më të komentuara së fundmi, për lidhjen e mundshme me Andin dhe për projektin e saj, ku shihet protagoniste në fushën e artit, por jo si balerinë, por si këngëtare.
Kënga e saj e cila u publikua të premten arriti të mblidhte 1 milion klikime brenda 24 orëve, duke shënuar një sukses të papritur për vetë Melisën por edhe për të gjithë. Por kurrsesi nuk munguan as komentet thumbuese. Në një postim që Melisa bëri për të falenderuar mbështetësit e saj, disa ndjekës vërshuan me komente thumbuese.




“Faleminderit Melisa që bërë këtë këngë. Gjyshi im ishte i paralizuar dhe sot pas 10 vitesh u ngrit në këmbë që të fikte televizorin. Respekte”, shkruan një prej komentuesve