E vërteta doli ѕheѕhit/Pasi u publikuan fotot e Teas me Вleartin, Andi merr vendimin e rendeѕiѕhem


Mashtrimi i lidhjes së Teas dhe Andit doli zbuuar dy ditë më parë, kur në rrjete sociale filluan të shpërndaheshin me shpejtësi fotot e Teas duke u puthur me Beart Rexhepin, ish-konkurrentin e “Për’puthen”. Ndjekësit e programit, që kishin besuar se dashuria mes Andit dhe Teas ishte i vërtetë, reagun të revoltuar pas kësaj ngjarje. Askush nuk e kishte menduar se dy konkurrentët që dolën pak javë më parë çift nga “Për’puthen” kishin aktruar aq bukur, duke mashtruar miliona teleshikues.

Madje për ta bërë sa më të besueshme “historinë e tyre të dashurisë”, Tea dhe Andi publikuan në rrjete sociale foto me njëri-tjetrin para se të largoheshin nga programi. Këto foto asokohe u pëlqyen shumë nga ndjekësit e tyre, që kishin pritur prej kohësh diçka të tillë. Mirëpo pasi u zbulua se asgjë nuk ishte ashtu siç dukej, ishin sërish ndjekësit ata që kërkuan që minimalisht Andi dhe Tea të fshinin këto foto nga profilet e tyre.

Andi duket se i ka dëgjuar ndjekësit dhe ka fshirë nga profili foton e vetme që kishte me Tean.

Ndërsa kjo e fundit, edhe pse është në lidhje me Beartin, vazhdon ende të ketë fotot me Andin.

Nga ana tjetër Tea dhe Andi ndiqen ende me njëri-tjetrin në Instagram, që do të thotë se ata do të mbeten miq të mirë edhe pas gjithë kësaj zhurme.

Andi tregoi se në fakt të dy ata ishin në dijeni të kësaj historie, por kanë qenë të detyruar të heshtnin për shkak të kontratës që kishin lidhur me programin. Mirëpo më pas këtë deklaratë të tij, Andi e fshiu nga Instagrami, ende pa u bërë 24 orë, pa treguar se çfarë e shtyu të ndërmerrte këtë veprim.

“Vija nga hici para botes se kamerave! Kujtdo personi i duket bukur , te gjithe ju do mendoni ” ëa sa bukur fama, vemendja etj etj ” po ashtu si un edhe te gjithe konkurentet e tjere jam shume i sigurt ge jan genjyer nga kjo bote qe duket shume e bukur , ama pertej kamerave fshihen letra, kontrata, firma dhe shume politika te tjera te shpifura sic ishte shfrytzimi i imazhit tim !

Kemi rene te gjithe pre e kesaj bote ne pamje te pare te bukur ama kur i vjen fundi kupton qe disa copa letrash te mbajn gojen mbyllur tek familjaret , miqt dhe publikut ! Por jo me tani po flas me ze te larte ! Hyra ne ate emision per te gjetur dashurine ama jo vetem dashurine qe sgjeta por u detyrova dhe te heshtja, te mbyllja gojen pervecse zemres! Tani nuk me intereson me asgje tjeter vecse te jem i sinqert me familjen time , miqt dhe publikun ! Ju kerkoj ndjes te gjitheve kam tentuar shume here te flas ama ato kontrata e letra jan te frikshme! Prandaj dhe shpesh nuk kam ardhur ne emision kam dashur te largohem prej kohesh prej andej , ama nuk jepja dot sqarime sepse ekzistonte meraku i kontratave ! Me eshte kerkuar te rikthehem ne emision dhe te dal sesben cift me Tean ! Kjo eshte gjithe historia ime ne ekran! Tani te behet ca t behet sme plas fare per ato kontrata nuk kam frike! Ju dua shume te gjitheve!”, deklaroi Andi.

Leave a Reply