E veçantë në Durrëѕ/Nusja shkon të votojë përpara dasmës/Pamje

Mund të duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Një nuse në Kavajë ka shkuar në qendrën e votimit përpara dasmës.

E veshur si nuse, vajza e re ka hedhur votën në kutinë e votimit dhe nuk ka nguruar të bëjë disa foto si kujtim në këtë të shënuar jo vetëm për të, por për të gjithë shqiptarët.
Kujtojmë që procesi i votimit në Shqipëri ka tashmë katër orë e gjysmë që ka filluar dhe deri tani janë paraqitur vetëm problematika të vogla.


Një foto e veçantë vjen nga një qendër votimi në qyetin e Durrësit teksa një çift është paraqitur për të votuar menjëherë pasi janë martuar.

Siç duket nga fotoja, çifti e konsideron shumë të rëndësishme ditën e zgjedhjeve duke e treguar edhe me veshjen e nuses e cila është paraqitur në qendrën e votimit, me fustanin e martesës.

Leave a Reply