




Një tigresh[ është vr arë në një kopësht zoologjik suedez pasi u inf ektua me Co vid sipas televizionit publik kombëtar suedez SVT.
Dy luanë po në të njëjtin kopsht zoologjik gjithashtu janë konfirmuar të infektuar, ndërsa më shumë kafshë kanë shfaqur simptoma.




Supozimi është se kafshët në kopshtin zoologjik Boras në Suedinë jugperëndimore ishin infektuar nga punonjësit, pasi disa nga mirëmbajtësit e kopshtit zoologjik kanë pasur simptoma CO VID dhe tre janë testuar pozitive për virusin, vazhdon më tëj raportimi.
Vendimi për të vrarë tigreshën siberiane Nastasja 17-vjeçare u vr a kur hu mbi oreksin dhe gjendja e saj u pë rkeqësua.
Më 13 janar, Instituti Kombëtar Veterinar i Suedisë zbuloi se Nastasja ishte infektuar nga CO VID Një tigër mashkull i mbajtur në të njëjtin vend ka shfaqur simptoma të lehta.
Një grup luanësh të mbajtur në të njëjtën ndërtesë kanë shfaqur gjithashtu shenja të infeksionit të lehtë dhe vi rusi është konfirmuar në dy raste.




Rastet e maceve të mëdha të infektuara me CO VID janë raportuar më parë edhe nga vendet e tjera.
Në prill, një tigër në kopshtin zoologjik Bronx në New York u konfirmua se ishte infektuar me korona virus, por që ia arriti ta mposhtë virusin e rrezikshëm. Një tjetër tigër në Woodland Park Zoo në Seattle gjithashtu i doli të shërohej plotësisht.
Një puma në Afrikën e Jugut dhe një gorillë në një kopsht zoologjik në Kaliforni janë ndër kafshët e tjera që kanë rezultuar pozitive për vir usin, sipas Qendrës së SH.B.A.-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.




Një numër i vogël i maceve dhe qenve shtëpiake gjithashtu janë raportuar si të inf ektuar me Co vid në disa vende të botës.