




Robert Harris, 49 vjeç, punësoi Naomi Watson, 29 vjeç, për t’u kujdesur për gruan e tij Liza dhe vajzën e tyre nëntë vjeçare në vitin 2012. Liza, e cila vuante nga sëmundja e neuroneve motorike, fatkeqësisht ndërroi jetë në moshën 41 vjeç në 2014. Vetëm disa muaj pas vdekjes së saj, Naomi papritur ra në dashuri me shefin e saj ku kishin një diferencë prej 20 vitesh.




Ajo është kryqëzuar nga komente negative nga të afërmit duke e quajtur atë si “gërmuese ari”. Çifti tani janë fejuar dhe jetojnë në Calpe, Spanjë, me vajzën e Robertit Molly, 18 vjeç. Në një deklaratë Naomi tha: “Liza ishte një person i mahnitshëm që nuk do të harrohet kurrë.




Pa dyshim, unë gjeta dashurinë në mënyrën më të pazakontë, por pas humbjeve më të dhimbshme, është ende e mundur të gjesh lumturi”. Naomi u takua për herë të parë me Robertin kur ajo nxori një njoftim në Facebook ku kërkonte punë si dado. Roberti, një biznesmen nga Birmingham e kontaktoi atë dhe u takuan në një kafene, ku i tregoi problemin e gruas së tij Liza, ishin bashkë për 24 vite dhe janë dashuruar gjatë fëmijërisë.